Ndeshja Partizani-Tirana përfundon me dhunë, disa tifozë të arrestuar

Shpërndaje lajmin

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, e luajtur në ‘Elbasan Arena’ është mbyllur me incidente.
Fitorja e Tiranës dhe shpallja kampion, duket se ka bërë që në fund tifozët e Partizanit të reagojnë me dhunë.
Në përfundim të ndeshjes, ata nisën të sulmonin policinë me stolat e stadiumit dhe me sende të tjera të forta.
Situata u tensionua akoma më shumë pas nisjes së përplasjes mes dy tifozerive.
Policia për t’i dhënë fund dhunës dhe shpërndarë tifozët përdori gaz lotsjellës.
Policia ende nuk ka bërë të ditur numrin e tifozëve të ndaluar, por pamjet tregojnë për disa të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.