Superliga shqiptare ka ulur siparin me ndeshjen Partizani-Apolonia, duke përmbyllur kështu javën e 13 të Kategorisë Superiore. Të kuqtë janë surpizuar në fund fierakët, pasi nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Tedi Carës në minutën e 80 të takimit. Futbollisti përfitoi nga një gafë në mbrojtje e ekipit të Apolonisë, duke gjuajtur saktë nga brenda zonës me këmbën e majtë.
Kur mendohej se “Demat” do të triumfonin, Apolonia shtagu ekipin e Ilir Dajës me Zaimin, i cili barazoi shifrat në minutën e 96 me një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë barazim, Partizani renditet në vendin e 4 me 20 pikë, po aq sa Laçi dhe Teuta, ndërsa Apolonia mban vendin e fundit me 9 pikë.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:
1-Bylis-Tirana 0-0
2-Laçi-Kukësi 3-2
3-Kastrioti-Skënderbeu 2-2
4-Vllaznia-Teuta 1-0 (Ndeshje e zhvilluar të premten më 8 janar)