October 21, 2021

Ndeshje e jashtëzakonshme për Granit Xhakën, ylli shqiptar të qendër të vëmendjes

Shpërndaje lajmin

Ylli shqiptar, Granit Xhaka ka zhvilluar njërën nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.

Koha e rregullt mes Zvicrës dhe Francës përfundoi 3:3, por në penallti, Nati eliminoi kampionët e botës. Xhaka bëri një super asistim për Gavranoviq në golin e tretë. Kapiteni i Zvicrës në tërësi bëri një lojë të jashtëzakonshme, madje, po komentohet si ndeshja më e mirë në karrierën e tij.

UEFA.com e ka zgjedhur Lojtarin e Ndeshjes, duke i dhënë vlerësime maksimale. Edhe mediat ndërkombëtare e kanë lavdëruar paraqitjen e mesfushorit shqiptar.

Gjithashtu Xhaka në vazhdime dhe para penalltive, ka mbajtur një fjalim, duke motivuar bashkëlojtarët për të qenë një lider i vërtetë.

Lajmi i vetëm i keq ishte se u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në çerekfinale ndaj Spanjës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *