October 16, 2021

Ndeshje e rëndësishme për Kosovën e Cyrihut

Shpërndaje lajmin

Skuadra shqiptare në Zvicër, Kosova e Cyrihut do të ketë një ndeshje të rëndësishme në këtë fundjavë. Kuqezinjë më 3 Tetor do të përballen me FC Bassecourt. Takimi zhvillohet nga ora 15:30, shkruan albinfo.ch.

Klubi ka ftuar tifozët, por edhe sponsorët të vijnë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Kosova ndodhet në vendin e pestë pas gjashtë ndeshjeve me 10 pikë të grumbulluara, tri fitore, një barazim dhe dy humbje, kurse skuadra kundërshtare është në vendin e tretë me 13 pikë, katër fitore, një barazim dhe një humbje.

Sfida zhvillohet në kuadër të Ligës së Parë Inter-Regjionale, Grupi 2.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *