October 16, 2021

Ndeshjet e Evropianit: Përplasja e favoritëve

Shpërndaje lajmin

Ndeshjet e sotme në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pritet të dhurojnë mjaft spektakël, shkruan albinfo.ch.

Nga ora 18:00 do të përballen Holanda dhe Republika e Çekisë. Holandezët janë në formë shumë të mirë, ku nga tri ndeshje në grup shënuan tri fitore, pa pësuar gol, kurse çekët të udhëhequr nga Patrick Schick do të mundohen të kalojnë në çerekfinale.

Super përballje pritet nga ora 21:00 ndërmjet Belgjikës dhe Portugalisë. Belgët me Hazard, De Bryune dhe Lukaku janë një nga favoritët e këtij Evropianit, kurse portugezët si kampionë Evrope shpresojnë të mbrojnë titullin. Ronaldo është në top formë, duke shënuar pesë gola deri më tani, duke qenë kryesues në Evropian.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *