Ndëshkohet ‘Google’, Gjykata Evropiane lë në fuqi gjobën e Brukselit

0
Shpërndaje lajmin

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se gjoba rekord e vendosur nga Brukseli ndaj “Google” duhet të ulet, por jo të hiqet.
Ndëshkimi ndaj gjigantit të teknologjisë ishte dhënë në 2018-n, pasi entet rregullatorë e akuzuan atë për konkurrencë jo të ndershme për të ruajtur dominimin në treg.
Në vendimin e saj, Gjykata mbështet qëndrimin e Komisionit Evropian se, “Google” vendosi kufizime të paligjshme ndaj prodhuesve të pajisjeve që përdorin “Android” dhe operatorëve të rrjeteve telefonike, në mënyrë që të ruante primatin si motor kërkimi.
Megjithatë, Gjykata me bazë në Luksemburg shtoi se arsyetimi i saj dallonte në disa aspekte nga ai i Komisionit dhe në kuadër të vendimit, ajo reduktoi lehtësisht gjobën nga 4.3 miliardë euro në 4.1 miliardë.
“Google” duhet ende t’i përgjigjet vendimit. Vitin e kaluar kompania deklaroi se vendimi i Komisionit Evropian kishte qenë i pabazë dhe pretendoi se blloku nuk po bënte të njëjtën gjë ndaj rivalit “Apple”, që promovon shërbimet e veta në telefonat celularë.
“Google” tha gjithashtu se përdoruesit e saj mund të shkarkojnë aplikacione rivale me vetëm një klikim dhe nuk janë të detyruar të përdorin produktet e saj.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Meta me mbi 80 mln dollarë
Rusia gjobit kompaninë Google me 370 milionë dollarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *