Ndezën zjarre të qëllimshme në Durrës dhe Kavajë, vihen në pranga autorët

0
Shpërndaje lajmin

Dy persona janë arrestuar pasi ndezën zjarr në dy vende të ndryshme dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke dhe 3 godina, si dhe u rrezikuan banesat përreth.
Shërbimet e Policisë Durrës dhe Kavajë, sapo janë njoftuar për vatra zjarri në Porto Romano dhe në Golem, janë nisur menjëherë në drejtim të adresave të dhëna, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i hetimeve janë kapur kapur dhe vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 67 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, në Porto Romano, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke, si dhe janë rrezikuar banesat përreth.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Karpen, Golem, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur tri objekte njëkatëshe me bar të thatë, në ish-ndërmarrjen e peshkimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
LEXONI GJITHASHTU:

EMRI| Bëri shkelje në tendera, arrestohet ish-drejtori i burgut në Lushnjë
EMRI| Lejoi daljen jashtë shtetit të personit në kërkim, arrestohet polici në Durrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *