Ndihmat për Gazën kthehen mbrapsht, shkak sulmi izraelit ku u vranë 7 vullnetarë

0
Shpërndaje lajmin

Ndihmat për Gazën që udhëtonin nga deti po kthehet në Qipro, kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, pasi një sulm izraelit vrau shtatë punonjës të ndihmës.
Stafi i World Central Kitchen sapo kishte shkarkuar ndihmat nga një maune që lundroi nga Qipro kur autokolona e tyre e automjeteve u godit të hënën.
Maune ishte pjesë e një flotiljeje me katër anije e cila u nis nga Larnaka, Qipro, më 30 mars.
Një tjetër anije Jennifer ende e ngarkuar me 240 ton ushqime, u kthye në Qipro të martën, pa bërë dorëzimin e saj, pasi organizata bamirëse pezulloi operacionet e saj.
“Një e treta (e ngarkesës së ndihmës) u dorëzua dhe dy të tretat po kthehen”, tha një zyrtar qipriot për Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:

Izraeli shpreh ngushëllime për vdekjen e 7 vullnetarëve, por s’mban përgjegjësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *