Ndodh edhe kjo, FBI arrestoi dhe mori në pyetje personin e gabuar

0
Shpërndaje lajmin

Agjentët e FBI-së, të cilët po kryenin një stërvitje në një hotel në Boston, hynë në dhomën e gabuar dhe arrestuan një burrë të pafajshëm.
FBI tha se po “ndihmonte” Departamentin e Mbrojtjes në kryerjen e një hetimi të simuluar të martën mbrëma. Por agjentët më pas hynë në dhomën e gabuar dhe prangosën një burrë që nuk kishte asnjë ide se çfarë po ndodhte.
Njeriu që u arrestua gabimisht ishte një pilot i Delta Air Lines, raporton CBS Boston.
“Bazuar në informacione të pasakta, ata u dërguan gabimisht në dhomën e gabuar dhe ndaluan një individ, jo lojtarin e synuar, Fatmirësisht askush nuk u lëndua”, tha FBI në një deklaratë.
Në ngatërresën në hotelin Revere, agjentët thuhet se e morën në pyetje burrin për gati një orë përpara se të kuptonin gabimin e tyre. Ai kishte qenë në gjumë kur agjentët bastisën dhomën dhe në një moment u shty në dush.
Policia u thirr dhe konfirmoi se ishte me të vërtetë një stërvitje, tha FBI.
“Siguria është gjithmonë një prioritet i FBI-së dhe partnerëve tanë të zbatimit të ligjit, dhe ne i marrim këto incidente shumë seriozisht”, tha FBI, duke shtuar se po shqyrtonte incidentin./euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *