Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor!

Share

ndodhi ne shkup gruaja ndahet nga burri ish funksionar pasi nuk eshte me drejtor

Një divorc interesant ka marë hapësirë në mediat e Shkupit. Divorci është interesant edhe për shkakun, por edhe për mënyrën se si e ka prezantuar në opinion bashkëshorti, ish drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), Robert Ordanovski.

Ai ka akuzuar bashkëshorten Agnesa Ordanoska për ndarjen, kurse këtë e ka bë të ditur në rrjetet sociale, në urimin dedikuar vajzës së tij, me rastin e ditëlindjes së 17-të. Në këtë urim ai shkruan se bashkëshortja (nëna e vajzës), që e quan “barbikë fotoshopi”, nuk është prezente sepse është e nxene me përgatitjen e dokumenteve për divorc. “Me siguri është ftohur sepse nuk jam më drejtor”, shkruan Ordanovski, ish drejtor në AKE, një nga postet më të paguara në Maqedoninë e Veriut.

ndodhi ne shkup gruaja ndahet nga burri ish funksionar pasi nuk eshte me drejtor


Share

Komente