Ndryshimet në qeveri, betohen pesë ministrat e rinj në Presidencë

0
Shpërndaje lajmin

Ministrat e rinj bënë sot betimin në presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.
Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.
Pa asnjë surprizë, Kuvendi miratoi të hënën ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Arbjan Mazniku si ministër i shtetit për pushtetin vendor mori 73 pro dhe 35 kundër. Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë u mbështet me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër. Igli Hasani ministër për Europën dhe Punet e Jashtme mori vota 74  pro, dhe 33 vota opozitarësh kundër. Kalimin e Ogerta Manastirliut nga ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Arsimit u mbështet nga 72 deputet, 35 votuan kunëdr dhe 1 abstenim. Ndërsa rikthimi Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë u mbështet nga 73 deputet dhe u kundërshtua nga 27 të tjerë.
Të vetmet ndryshime që nuk u miratuan në këtë seancë plenare ishin ato në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
Parlamenti nuk votoi shkarkimin nga detyra të ministrës së Ekonomise dhe Financave, Delina Ibrahimaj për shkak se fillimisht pasardhësi i saj në këtë detyrë duhet të lirohej nga pozicioni që kishte deri më tani në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
LEXONI GJITHASHTU: 

Gazetari zbulon si ndodhi masakra në Greqi, një prej viktimave ishte me autorët
I dënuar për vrasjen e këngëtarit në 2010, arrestohet me armë në brez 36-vjeçari

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *