Në Aeroportin e Cyrihut kapet personi me qindra gramë kokainë në bark

Shpërndaje lajmin

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar të hënën një korrier të dyshuar droge në aeroportin e Cyrihut, i cili kishte gëlltitur disa qindra gram kokainë.
Tregtari i dyshuar i drogës është një 45-vjeçar nga Nikaragua. Ai po udhëtonte nga Kosta Rika në Cyrih, transmeton albinfo.ch.
Gjatë një kontrolli rutinë nga policët kantonalë, lindi dyshimi se udhëtari mund të kishte drogë në trup, shkruan sda.ch. Mostrat e drogës u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Cyrihut (FOR) për një përcaktim më të saktë.
Personi i kapur me drogë në bark u arrestua dhe u dërgua në zyrën e prokurorit publik Winterthur-Unterland pasi u mor në pyetje nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.