Në çdo muaj çmimet e qirave po rritën ngapak në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Shtëpitë dhe apartamentet për një familje janë bërë më të shtrenjta gjithashtu në mars – me 0.5 dhe 0.4 përqind respektivisht, sipas Indeksit të ri Zviceran të Ofertës së Pasurive të Paluajtshme, të publikuar të hënën nga Immoscout24, njofton albinfo.ch.
Ndërsa kjo mund të duket si një rritje shumë e parëndësishme në përqindje, duke pasur parasysh çmimin tashmë të lartë të pronave zvicerane, kjo shumë mund të arrijë deri në dhjetëra mijëra franga.
Çmimi për metër katror u ngjit në rreth 7,277 franga për shtëpitë dhe 8,192 franga për apartamente – të dyja më të larta se në shkurt.
Për sa i përket qirave, ka pasur një tendencë të lehtë në rënie në disa rajone: – 0.6 për qind në Zvicrën qendrore, – 0.2 për qind në veriperëndim dhe – 0.3 për qind në zonën e Cyrihut, kjo e fundit zakonisht është ndër më të shtrenjtat në vend. .
Çmimet mbetën të pandryshuara në rajonin e Liqenit të Gjenevës dhe në Zvicrën lindore, tregon studimi.
Lufta në Ukrainë “nuk ka ende ndonjë efekt të drejtpërdrejtë” në tregun e pasurive të paluajtshme, por “ajo duhet të ndikojë në kostot e banesave në mënyrë indirekte përmes çmimeve të energjisë”, sipas Immoscout24, ndoshta duke çuar në “një rritje të konsiderueshme të tarifave”. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *