Në ditëlindjen e parë, Miriam Cani i dhuron të birit një këngë ‘me tinguj zemre’ (FOTO-VIDEO)

Share

Këngëtarja Miriam Cani, ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re, dedikuar vogëlushit të saj, Duam. Sot është ditëlindja e parë për Daum dhe në këtë përvjetor të parë, duket se Miriam i bëri atij dhuratën më të bukur dhe më domethënëse, duke thurur një këngë për të.

Ishte vetë këngëtarja ajo që tregoi se kjo ditë është mjaft e veçantë për familjen e tyre, dhe se në këtë ditë të shënuar, ajo i dhuron Duam-it ‘tinguj zemre’.

“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këte këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, shkruan ajo në postimin e e saj në Instagram.

FOTO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

VIDEO:


Share

Komente