Në Ditën e Evropës bëhet thirrje për liberalizimin e vizave

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat për Kosovën.
Më 9 Maj, kur shënohet edhe Dita e Evropës, Osmani ka thënë se si shteti më pro-evropian në botë, qëndron krah aleatëve në kohët sfiduese nëpër të cilat po kalohet.
“Ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 vjetëve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani në një postim në Tëitter.
Ajo ka shtuar se gjatë këtyre kohëve, Kosova mendon edhe për ukrainasit që po përballen me pushtimin rus. “Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.