Në dy javët e para të gushtit, 4 të vrarë e 20 të lënduar në Kosovë

0
Shpërndaje lajmin

Më 4 gusht në një lokal në qendër të Prishtinës, pas një sherri mes dy grupeve mbeti një person i  vdekur e të paktën 17 të lënduar.
Tre të dyshuarit u ndaluan nga Policia e Kosovës e një mbetet ende në arrati.
Më 7 gusht, Tush  Frroku e qëlloi për vdekje një mërgimtar në një lokal në Klinë, deri më 15 gusht ai ishte në arrati, përcjell albinfo.ch.
Në Runik të Skënderajt, në një lokal nate të enjten e 10 gushtit u vra 39 vjeçari N.L e të paktën tre u plagosën.
Për rastin dyshohen dy persona që janë ende në arrati.
Ndërkohë, S.M u gjet me shenja dhune gati se në gjithë trupin, pothuajse të zhveshur në afërsi të spitalit të Mitrovicës.
Rasti i cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, u rikualifikua në “Vrasje e Rëndë”, pasi policia gjeti në shtëpinë e një personi të cilin e arrestoi, veturën e viktimës, shkruan Klan Kosova.
Këto vrasje bënë që Policia të nisë urdhrin operativ ‘Goditja’, në të cilin për pesë ditë u konfiskuan 37 armë e u arrestuan 96 persona, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *