Në fushë Laçi, Teuta e Vllaznia, trajnerët vendosin për formacionet

Shpërndaje lajmin

Teuta i tha shpejt lamtumirë Champions League, por shanset në Europë nuk kanë përfunduar. Sot durrsakët sfidojnë në “Niko Dovana” klubin e Inter d’Escalades nga Andorra.

Edi Martinika zgjedhur formacionin e ndeshjes dhe nuk shihen shumë ndryshime nga ndeshja me Sheriffin. Frashëri është si zakonisht në portë. Dyshja Hoxha-Arapi si zakonisht para portierit dhe Todorovski e Jackson mbulojnë krahët.

 

Kallaku është në qendër të mesfushës, ndërsa Aleksi e Daja në krahët e tij. Sulmi përbëhet nga Seferi, Blerim Krasniqi dhe Emiljano Vila, që zëvendëson kushëririn e tij, Lorenco Vilan.

Edhe Shpëtim Duro ka zbardhur rreshtimin e Laçit, që sfidon Universitatea Craiova në shtëpi. Sherri është në portë, ndërs Malota e Ignjatovic para tij. Në krahë të mbrojtjes janë zgjedhur Velija dhe Roganovic.

 

Lushkja, Deliu dhe Shehu janë në mesfushë, ndërsa sulmi përbëhet nga Zarubica, Guindo dhe Mazrekaj. Në fushë në në 19:00 zbret edhe Vllaznia, që gjithashtu luan një ndeshje të fortë në transfertë ndaj AEL Limmasol.

Shkodranët rreshtohen me Zogovic në portë, Imamin e Adilin në qendër dhe në krahët e difensivës Brdaric ka zgjedhur Bulatovic dhe Gurishtan. Kryma, Kalezic e Jonuzi janë në mbrojtje, Coba, Durdevic e Kruja përbëjnë sulmin. /abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *