April 15, 2021

Në Gjermani nga e diela kërkohet testi Covid për të gjitha fluturimet hyrëse

Shpërndaje lajmin

Nga e diela (28.03), Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t’i nënshtrohen një testi për COVID-19. Më parë testi kërkohej vetëm për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, përcjell albinfo.ch.

Kjo u bë e ditur nga Ministria gjermane e Shëndetësisë, e cila njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, më 28 mars.

Theksohet se udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ata do t’i shtyjnë për ditën e diel për t’u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin, shkruan DW.

Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t’u duhet një test negativ.

Rregulli me kërkesën për testim ndaj COVID-19 pritet të zgjasë deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.

Numri i rasteve të infektimeve me Covid-19 për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *