Në ishujt Orkney të Skocisë, posta do të dërgohet me dronë  

0
Shpërndaje lajmin

Posta dhe paketat do të transportohen me drone nga Stromnes, qyteti i dytë më i madh i arkipelagut, në ishujt Ramsey dhe Hoi, të cilët shtrihen disa kilometra më në jug.
“Çdo gjë që mund të kontribuojë në ruajtjen e ofrimit të shërbimit universal, veçanërisht në zonat ku qasja në ishuj është e vështirë, ia vlen të mbështetet, tha në një deklaratë Alistair Carmichael, deputet për Orkney dhe Shetland, në brigjet verilindore të Skocisë.
Roli i shërbimit postar është jetik për t’i mbajtur ishujt të bashkuar, shtoi ai, duke theksuar se sa e rëndësishme është që komunitetet lokale të njohin dhe t’o kushtojnë vëmendje këtij shërbimi.
Përdorimi i dronëve është planifikuar fillimisht për një periudhë prej tre muajsh, por mund të zgjatet, sipas një njoftimi të Royal Mail. Afërsia e ishujve me njëri-tjetrin lejon përdorimin e avionëve pa pilot brenda kuadrit ligjor në fuqi dhe nuk kërkohen licenca për fluturimet.
Alex Brown, drejtor i partnerit të projektit Skyports Drone Service, vuri në dukje se teknologjia do të mundësonte një “revolucion në shërbimet postare” në zona të largëta.
Royal Mail ka bërë disa prova në Britani të përdorimit të dronëve për dërgimin e postës. Shërbimi i parë i shpërndarjes me dronë filloi në vitin 2017 në Reykjavik, Islandë, ku klientët mund të merrnin sendet ushqimore në shtëpi.
Në vitin 2022, kompania farmaceutike Boots u bë e para në Mbretërinë e Bashkuar që shpërndau ilaçe me dronë, midis Isle of Thorney dhe Isle of Wight, në Anglinë jugore.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *