November 29, 2021

Në këtë datë mbyllet çadra e vaksinimit nga sheshi “Skënderbej”

Shpërndaje lajmin

Më datë 25 nëntor do të mbyllet shërbimi I vaksinimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se qendra do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit në “Air Albania”.

Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në rrjete sociale.

“Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë çdo ditë vaksinimi antiCOVID. Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes”, shkruan më tej ministria.

Vaksinimi anti-COVID është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *