Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e arsimtarëve në vend.
Kësaj herë virusi i ka marrë jetën Pëllumbesha Xhiajt, një mësuese me një eksperiencë 40 vjeçare.
Xhiaj ishte mësuese e ciklit të ulët në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë. Prej ditësh ishte e prekur nga coronavirusi, por nuk mundi ta fitojë betejën pavarësisht punës së mjekëve.
Deri tani kanë qenë të shumë intelektualët që kanë humbur jetën nga pandemia Covid, duke nisur që nga mjekët e deri tek arsimtarët në vend./CNA.al