Në Maltë, për 11 muaj, asnjë infeksion i ri

Shpërndaje lajmin

Nuk është regjistruar asnjë infeksion i ri, i dëshmuar, në Maltë për njëmbëdhjetë muajt e fundit, njoftojnë mediat e atjeshme dhe ato ndërkombëtare.

Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi, ishull në Mesdhe, Chris Fearne e ka bërë të njohur këtë lajm në Twitter, duke bërë në të njëjtën kohë thirrje për kujdes, transmeton albinfo.ch. “Është e rëndësishme që të mbajmë disiplinën dhe ndjenjën e përgjegjësisë”, paralajmëron ai.

Që nga 25 korriku, asnjë rast i ri i koronës nuk është regjistruar në vendin që është anëtar i BE-së.

Më shumë se gjysma e të rriturve në ishullin mesdhetar tashmë janë vaksinuar plotësisht dhe tri të katërtat kanë marrë të paktën njërën dozë të parë të vaksinës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *