Në Maqedoni deri tani janë vaksinuar kundër Covid 764 persona

Share

vaksinimi baden wyrtemberg

Autoritetet shëndetësore maqedonase që nga fillimi i vaksinimit kundër koronavirusit deri sot janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë, transmeton albinfo.ch.

Imunizimi i punonjësve shëndetësorë kryhet me vaksinën “Phfizer” dhe bëhet në spitalin modular në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

Aty janë vendosur gjashtë vende për vaksinim, në dy ndërrime, nga ora 8 në mëngjes deri në orën 20.

Ndryshe, vaksinimi nisi më 17 shkurt, ndërsa në fund të këtij muaji pritet të arrijnë edhe vaksinat e tjera që krahas punonjësve shëndetësorë, do të jepen te popullata më e moshuar.


Share

Komente