January 20, 2022

Në mbarë botën mund të kenë vdekur 115,000 infermierë/e nga kovidi

Shpërndaje lajmin

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), rreth 115,000 infermierë në të gjithë botën mund të kenë vdekur nga Covid-19. Ky numër përfshin periudhën janarit të itit 2020 dhe majit 2021.

OBSH, këtë numër të madh vdekjesh ua atribuon, ndër të tjera, pajisjeve të dobëta në fillim të pandemisë dhe shpërndarjes së dobët të vaksinave në vendet më të varfra, shkruan srf.ch. Ndërsa në shumicën e vendeve të pasura 80 për qind e personelit infermieror ishin të vaksinuar, në Afrikë ishte vetëm dhjetë për qind.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje ekonomive më të mëdha – G20 – të punojnë për një shpërndarje më të drejtë të vaksinave në samitin e tyre në Romë nga 30 tetori, transmeton albinfo.ch.

Deri në fund të vitit, 40 për qind e njerëzve në të gjitha vendet duhet të vaksinohen. Për këtë nevojiten 500 milionë doza vaksinash – por sipas OBSH-së, pjesa më e madhe e tyre shkon në vendet e pasura që po krijojnë kampe për vaksinat përforcuese. Prandaj mund të jetë e vështirë për 82 vende të arrijnë objektivin prej 40 për qind, është shprehur Tedros.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *