Në mëngjesin e sotëm nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës

Shpërndaje lajmin

Mëngjesin e sotëm nuk ka pasur pritje të gjata në dalje të pikave kufitare në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në pikëkalimet kufitare me Serbinë, aty ku gjithmonë ka fluks më të madh, pritja për të dalë nga Merdari për në Serbi është nga 10 – 15 minuta.
Po ashtu kohëzgjatja mes 15-20 minuta është edhe në pikën Dheu i Bardhë.
Kujtojmë se javën e kaluar pritjet ishin deri në 6 orë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *