Në mes të shkretëtirës dhe larg burimeve të ujit, piramidat e harruara të Sudanit

Share

Një qytetërim i harruar, me një numër të madh piramidash antike, shtrihet në mes të shkretëtirës në Sudan, shtet ky i Afrikës Lindore që nuk ka pasur kurrë aq vizitorë sa fqinjët e tij Kenia, Egjipti ose Etiopia.

Nëse jugperëndimi i vendit është ende i zhytur në konflikt, zona e Luginës së Nilit është kryesisht e qetë. Një operator turistik nga Britania, kohët e fundit, filloi organizimin e udhëtimeve në Sudan, me synimin për të drejtuar turne në destinacione të pazakonta, përfshirë Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut.

“Në Sudan ju nuk do të shihni turistë askund. Ata duket se nuk e kanë konceptin e turizmit dhe as qeveria nuk dëshiron turistë. Por, në të vërtetë, Sudani është plot me thesare të fshehura. Për shembull, një ditë ishim në tempullin e Amunit, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, i shekullit të XII. Ne hymë brenda dhe një ekip studiuesish vendas dhe italianë po bënin gërmime atje”, shprehen për CNN Travel, operatorët turistikë.

Ndonëse një pjesë e Sudanit është e ndërtuar sipas një arkitekture moderne, pjesa më e madhe është një shkretëtirë ku shihen vetëm fshatarët vendas, shtëpi me tulla me baltë, por dhe një qytetërim antik i harruar tempujsh dhe piramidash.

Interesante e historisë së këtyre tempujve është se pse janë ndërtuar në mes të shkretëtirës dhe larg çdo burimi uji. Mirëpo, shumë pak mund të thuhet për këtë, sikurse për varrezat piramidale, apo edhe të ashtuquajturave Piramida të Zeza. Kjo sepse nuk ka shumë udhëzues lokalë në vend, por edhe ato që janë nuk kanë shumë njohuri rreth tyre. Ndaj mbetet vetëm që të eksplorohen këto piramida shumë më të vogla se ato të Egjiptit.


Share

Komente