January 20, 2022

Në një fshat turk, emrat e të pavaksinuarve thirren me altoparlant të xhamisë

Shpërndaje lajmin

Ndodh edhe kjo: Për të nxitur më shumë njerëz që të vaksinohen kundër koronavirusit, punonjësit e autoritetit shëndetësor në Turqi kanë përdorur mjete të dyshimta.

Në një fshat në krahinën lindore të Musit, emrat e atyre që nuk ishin fare të vaksinuar apo që  kishin marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, janë thirrur përmes altoparlantit të xhamisë lokale. Përmes kësaj thirrjeje atyre  u është kërkuar të vaksinoheshin, bën të ditur portali turk i lajmeve Ntv.

Ekipet shëndetësore janë gjithashtu në lëvizje në të gjithë krahinën, duke shkuar derë më derë dhe duke promovuar vaksinimin, transmeton albinfo.ch.

Kjo ndodh me gjithë faktin se në Turqi nuk ka detyrim të  përgjithshëm për vaksinim.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth 57 për qind e njerëzve të  moshave mbi 18-vjeçare në provincën Mus janë vaksinuar deri më tani. Po të krahasohet me provincat tjera turke, Musi është nga mesi i listës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *