“Në paraburgim mbi 10 persona, 20 hetues po merren me çështjen”/ Policia drejt zbardhjes së vrasjes së shqiptarit në Islandë

Share

Vijojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Mediat vendase raportojnë se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit, të cilat mund të ofrojnë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje, në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.


Share

Komente