Në pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë pritjet të gjata

Share

Pritjet po vazhdojnë në pikat kufitare të Kosovës. Mëngjesin e sotëm nuk janë regjistruar pritje më të gjata se 15 minuta për të hyrë në Kosovë, në vendkalimet kryesore kufitare me Serbinë, në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.

Nga ana tjetër, pritje deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në vendkalimin në Vërmicë, për të hyrë në Shqipëri, kryesisht të qytetarëve të Kosovës që kanë mësyrë bregdetin shqiptar për pushime.

Pritje deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në vendkalimin Hani i Elezit, për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Një numër i madh i mërgimtarëve po vijnë për pushime në Kosovë përmes linjës ajrore, prandaj edhe është shtuar fluksi i aterrimeve në Aeroportin e  Prishtinës.

 

Komento