Në Prekaz ndizen Flakadanët e Lirisë
Kompleksi Memorial i familjes Jashari në Prekaz ishte sot adresa e mijëra qytetarëve anembanë vendeve ku jetojnë shqiptarët të cilët shkuan për të nderuar luftën dhe heroizmin e Adem Jasharit dhe familjes së tij, shkruan albinfo.ch.
Në orën 18, sikurse ndodh rëndom tash e një çerek shekulli ndizen flakadanët e lirisë të cilat edhe përmbyllin aktivitetet e Epopesë së UÇK-së.
Ndërkohë në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj po mbahet koncert.