Në RMV produktet janë rritur mbi 20%, niveli më i lartë në rajon
Në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë po rriten çmimet e ushqimeve, banimit, ngrohjes e naftës, ndërsa këto shifra e kanë vendosur shtetin fqinj si të parin në rajon për çmimet e larta.
Sipas Entit të Statistikave, Maqedonia e Veriut ka një rritje 20,4 për qind të çmimeve, duke lënë pas Serbinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Slloveninë, shtete këto ku inflacioni varion nga 13 në 18.5%.
Qeveria u ofroi ndihmë kompanive prodhuese të produkteve bazë, për të mbajtur çmimet e ulëta, por në terren qytetarët shohin ulje shpërfillëse, që nuk ndihmojnë aspak buxhetet familjare.
Ekonomisti Visar Ademi vlerëson se politikat populiste, afatshkurtra të qeverisë nuk e ndihmojnë dot ekonominë dhe qytetarët.
Ademi shton se nevojitet një strategji dhjetëvjeçare për zhvillimin e sektorit privat, investimet e huaja që do të hapin vende të reja të punës.
LEXONI GJITHASHTU:
Makinat nuk po shiten, bie me 19% kërkesa në Europë, çmimet ulen 2% në Shqipëri
Hyrja në euro rrit çmimet në Kroaci, qytetarët në vështirësi