Në Stokholm u përkujtuan viktimat e luftës në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Në 24 vjetorin e Masakrës së Reqakut, nën organizimin e shoqatës kulturore “Teuta” me pjesëmarrje edhe të Ambasadës së Kosovës, sot në Stokholm, bashkatdhetarët tanë bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj dhe Zylfije Gërvalla.
Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, maskrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *