Në Zvicër nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike
Pavarësisht paralajmërimeve të hershme për ndërprerjet e energjisë elektrike këtë dimër, tani duket se ndërprerje masive të energjisë nuk do të ndodhin, në fund të fundit, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak se reaktorët bërthamorë francezë, të cilët furnizojnë energji edhe në Zvicër, po funksionojnë sërish, pasi u detyruan të ndalojnë pjesërisht prodhimin, kryesisht për shkak të problemeve të korozionit.
Ndërsa mungesat e energjisë nuk mund të përjashtohen plotësisht – veçanërisht nëse moti bëhet shumë më i ftohtë – por nuk ka rrezik të afërt për ndërprerje.