Në Zvicër u raportuan 1215 kërcënime drejtuar zyrtarëve dhe anëtarëve të Këshillit Federal

Shpërndaje lajmin

Numri i kërcënimeve të drejtuara ndaj zyrtarëve të zgjedhur si dhe anëtarëve të Këshillit Federal është rritur ndjeshëm në vitin 2021, sipas raportit të ri vjetor të policisë federale (Fedpol), njofton albinfo.ch.
Janë raportuar gjithsej 1215 raste, krahasuar me 885 në 2020-n dhe 246 më 2019.
“Me ardhjen e Covid-it, disa njerëz nuk mund ta mbanin më zemërimin e tyre ndaj masave të vendosura”, tha Fedpol.
Për shembull, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, i cili kishte qenë “fytyra” më publike e pandemisë më 2020 dhe 2021, mori kërcënime me vdekje dhe kreu i Komisionit Zviceran të Vaksinimit, Christoph Berger, u rrëmbye kohët e fundit nga një skeptik ndaj koronës.
Siç tha Pascal Sciarini, profesor i shkencave politike në Universitetin e Gjenevës, për The Local në janar, kundërshtimi ndaj masave të Covid “arriti një shkallë jashtëzakonisht të lartë agresiviteti, me kërcënime me vdekje ndaj politikanëve të ndryshëm, gjë që është pa dyshim e pazakontë dhe e lidhur me polarizimin e fortë të qëndrimeve nxitur nga pandemia”. /Albinfo.ch
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.