Negociatat e Stambollit, Erdogan u “jep leksion” palëve

Shpërndaje lajmin

Në një mënyrë krejt të pazakontë, raundi i ri i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, mbajtur në Stamboll, ka nisur me një fjalim të presidentit Erdogan, i cili iu është drejtuar dy palëve armike, ulur përballë njëra-tjetrës.
Ai tha se përparimi në negociatat në Stamboll mund të hapë rrugën për një takim midis dy krerëve të Ukrainës dhe Rusisë, të cilin Turqia është gjithashtu e gatshme ta presë.
Duke iu drejtuar negociatorëve, Erdogan shtoi se kishte ardhur koha që bisedimet të jepnin rezultate konkrete dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, duke vënë në dukje se u takonte të dyja palëve t’i jepnin fund kësaj tragjedie.
Erdogan theksoi nevojën për të arritur një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe foli për “përgjegjësinë historike” të delegacioneve të Moskës dhe Kievit. Ai vlerësoi negociatorët për punën e tyre të palodhur dhe tha se Putin dhe Zelensky ishin “miq të vlefshëm”.
“Paqja nuk ka humbës, ndërkohë që vazhdimi i konfliktit nuk është në të mirën e askujt. Uroj që takimi në Stamboll të jetë i mirë për vendet tuaja, rajonin tonë dhe të gjithë njerëzimin”, u shpreh Erdogan.
https://twitter.com/i/broadcasts/1vAGRkbwaezJl
Kujtojmë se Presidenti turk mban kanale të hapura me Moskën dhe Kievin, duke luajtur një rol ndërmjetësues në Ankara, por zëdhënësi i tij Ibrahim Kalin tha disa orë më parë se kërkesat e Rusisë ishin “maksimaliste” dhe “joreale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.