“Nënat e Brindizit gatuan për emigrantët”, Marchioni kujton eksodin shqiptar të ’91

Shpërndaje lajmin

Giuseppe Marchio, ish-kryebshkiaku i  Brindizit ka kujtuar eksodin shqiptar të 7 Marsit në vitin 1991.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ishin rreth 27 mijë shqiptarë, të cilët u strehuan në shkolla për disa ditë.
Më tej ai nënvizoi se nënat vendase gatuanin për emigrantët dhe ua çonin vaktet e ngrohta.
“Isha shumë i ri dhe së dyti ishte një ngjarje që u kapëm në befasi. Arritëm të kuptonim motivet e atij eksodi masiv të asaj arratie dhe u përpoqëm që të prisnim vëllezërit tanë në shtëpitë tona.
Ishte paksa e vështirë por vumë në dispozicion dhe shkollat në Brindizi. Sipas llogarive tina ishin rreth 27 mijë emigrant. Në ato ditë ishte shumë ftohtë dhe binte shumë shi, prioriteti ynë ishte t’u jepnim një strehim këty re njerëzve. Fëmijët e qytetit nuk bën mësim për 10 ditë. Nënat e qytetit të Brindizit gatuanin dhe çonin bukën në shkolla”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin
Zotimi i Berishës: Ndryshimi i Shqipërisë me PD-në në pushtet nis nga arsimi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *