Nëndrejtori i ISHP-së: Mjekët mezi presin që të vaksinohen

Share

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku është i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku po diskutohet për ardhjen e vaksinës në Shqipëri.

Ai tha se mjekët mezi presin të vaksinohen, duke shtuar se ai do ta bëjë vetë më vonë, pasi nuk ka shumë kohë që e ka kaluar Covid-in.

“Meqë e kam kaluar COVID-19 do e shtyjë vaksinimin tim pasi të kenë përfunduar bluzat e bardha. Unë e kam kaluar në nëntor dhe nuk janë në rrezik, prioritet ka personeli që nuk e kaluar virusin.  Mund të them se mjekët mezi presin që të vaksinohen”, tha Ulqinaku./CNA.al

 


Share

Komente