Nënë Liza kujton natën e prishjes së banesës

0
Shpërndaje lajmin

Nënë Liza nuk harron asnjë detaj nga ajo natë, kur u detyrua të braktiste shtëpine e saj, ngjarje që e shndërroi dhe në një simbol të asaj revolte krah banorëve të tjerë të zonës.
Ajo rrëfen se kërkoi që të paktën të mund të merrte veshjen e saj të vdekjes, që sipas traditës e mbante në shtëpi, por që nuk arriti ta bënte dot.
Në një intervistë për Real People ajo kujtoi momentin e prishjes së banesave në lagjen e saj.
“Isha me djalin e madh, po ruanim shtëpinë. Të tjerët kishin shkuar të pushonin, e bënim me radhë. Fikën dritat dhe u bë e gjithë lagjja terr i zi. Ka ardhur policia na ka kapur për zhelesh. Kisha dhe rrobat e vdekjes dhe u thashë të paktën këto rrobat e vdekjes t’i marrë. Nga ana jonë rrobat e vdekjes i mbajmë në shtëpi. Desha t’i merrja që kur të vdisja të kisha rrobat e mia. Kanë thyer televizora dhe majtofona, të gjitha. Rrobat e vdekjes i mbaja në dhomën time dhe nuk më lanë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *