January 24, 2022

Nëntë persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit në Republikën Domenikane

Shpërndaje lajmin

Nëntë persona humbën jetën, ditën e djeshme pasi avioni i tyre u rrëzua ndërsa po bënte ulje emergjente në aeroportin “Las Americas”. Shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në incidentin e ndodhur në kryeqytetin e vendit latin.

Producenti muzikor portorikan Jose A. Hernandez, i njohur me emrin e artit Flow La Movie humbi jetën në aksident bashkë me gruan dhe fëmijën e tij. Hernandez ishte i njohur kryesisht për këngën e tij hit “Te Bote” raporton “CNN”.

Superylli i muzikës botërore J Balvin dhe këngëtari i famshëm i muzikës pop Ricardo Montaner shprehën ngushëllime për vdekjen e producentit. Fluturimi ishte rrugës për në Florida nga Aeroporti Ndërkombëtar “La Isabela” në Republikën Domenikane kur bëri ulje emergjente dhe u rrëzua vetëm 15 minuta pas ngritjes.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi  rrëzimin dhe uljen emergjente  të avionit. Kompania Helidosa që kishte në pronësi avionin deklaroi, se do të bashkëpunojë me autoritetet dhe bordin e aviacionit civil. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *