January 12, 2022

Nënvariantet e ‘Delta’-s, më ngjitëse, por më pak të rrezikshme

Shpërndaje lajmin

Autoritetet shëndetësore britanike kanë njoftuar se po mbajnë nën vëzhgim nënvariantin e Delta-s, që përhapet në Britaninë e Madhe, që duket më i transmetueshëm, por jo më i rrezikshëm, në një kontekst të rasteve në rritje të COVID-19.

“Varianti AY4.2 përbënte 6 për qind të rasteve të përgjithshme në BM, javën e kaluar”, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në buletinin e saj javor, që e klasifikoi atë si “variant nën hetim”, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.

Prandaj, ai nuk përfaqëson një “variant shqetësues”.

“Dëshmitë paraprake duket se vërtetojnë se ka një shkallë më të lartë transmetimi në krahasim me Delta-n”.

“Duhen më shumë prova për të përcaktuar nëse kjo lidhet me një ndryshim në sjelljen e virusit ose me kushtet epidemiologjike”, shpjegoi agjencia.

Sipas saj, ky variant “nuk duket se shkakton një formë më serioze të sëmundjes dhe nuk i bën vaksinat e shpërndara aktualisht më pak efektive”.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *