Nënvarianti i ri COVID po përhapet me shpejtësi, shqetësim te zyrtarët shëndetësorë

Shpërndaje lajmin

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan më 31 dhjetor se një formë e re e nënvariantit Omicron është bërë një nga më dominuesit.
I njohur si nënvarianti XBB.1.5 Omicron, ky variant i ri i virusit i ka shqetësuar ekspertët për një valë të ardhshme infeksionesh të reja.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se nënvarianti i ri përbënte rreth 40.5% të të gjitha infeksioneve të njohura në Shtetet e Bashkuara.
Për fat të mirë, nuk duket të jetë më vdekjeprurës se çdo formë e mëparshme e COVID-19, sipas një interviste të CBS News me drejtoren e CDC, Barbara Mahon.
Mahon shtoi se shkencëtarët ende nuk dinë shumë për XBB.1.5 dhe gjëja më e rëndësishme është se vërtet nuk kuptohet nëse është më ngjitës se format e mëparshme të COVID-19, shkruan KosovaPress.
XBB, varianti kryesor nga i cili rrjedh varianti XBB.1.5, është zbuluar në të paktën 35 vende sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ishte përgjegjës për një numër valësh COVID-19 në tetor të vitit 2022.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Manastirliu: Vaksinim paralel kundër Gripit e Covid-19, aplikohet vaksina kundër HPV
MSH publikon bilancin e Covid-19 për 24-orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *