Nervozizmi i shqiptarit “fundos” trafikantët, kapet kamioni me kokainë në Itali

0
Shpërndaje lajmin

Karabinierët në Novara të Italisë kanë arrestuar një shtetas shqiptar dhe kolegun e tij rumun, pasi në kamionin që ata po udhëtonin është gjetur një sasi lënde narkotike.
Kamioni i cili drejtohej nga shtetasi rumun dhe pasagjer shtetasin shqiptar, mbante të fshehur në pjesën e pasme një sasi prej 5.7 kilogramë kokainë si dhe një sasi parash prej 3 mijë eurosh.
Mediat italiane raportojnë se gjatë kontrollit rutinor, policët vunë re nervozizëm tek shtetasi shqiptar, çka i shtyu të bënin një kontroll më të detajuar të mjetit.
Lënda narkotike dhe paratë u sekuestruan ndërkohë, që shqiptari dhe rumuni, u shoqëruan në paraburgim në Novara, duke pritur masën e sigurisë nga drejtësia italiane.
Policia po vijon punën për të identifikuar dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
 

LEXONI GJITHASHTU: 

“Kishin ankth, shikonin rrugën”- Dëshmia e personit të fundit që takoi të zhdukurit
Zhdukja e dy personave në Sarandë, reagon prokuroria
Misteri i zhdukjeve në Sarandë, flet miku i Sulovarit: “Koçolja” shiti tokën 2 herë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *