September 24, 2021

“Nëse më ofrojnë postin e Presidentit, do ta pranoja direkt”, deputeti zbulon lëvizjet e para që do të bënte

Shpërndaje lajmin

Teksa fati i presidentit Ilir Meta është në duart e Gjykatës Kushtetuese, në skenë një emër i ri që ka shprehur dëshirën për të marrë këtë post.

Ai është Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i datëlindjes 1942.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV nga gazetari Ylli Rakipi, Jenishehri iu përgjigj me po, pyetjes nëse do të pranonte nëse do t’i jepej mundësia të bëhej president.

“Unë do të pranoja, – tha deputeti. – Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg.

Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj.”


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *