Ekspertët kanë veçuar disa postime, që tregojnë se në jetën reale, ata që i postojnë në të vërtetë janë të palumtur.
Ju sjellim pikërisht këto 3 postime:
- Postoni vazhdimisht, edhe gjëra pa rëndësi
Nëse hyni tek këta persona, atëherë jeni të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinoni dot jetën tuaj pa bërë status.
Mjafton të jeni në qendër të vëmendjes!
- Postoni direkt arritjet tuaja
Nëse jeta juaj është bosh, atëherë çdo gjë e mirë që ju ndodh në jetë doni t’ua tregoni të tjerëve.
Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.
- Postime romantike nga jeta juaj në çift
Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurtë.
Njerëzit e sigurtë nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin!