“Nëse u përgjigjesh pyetjeve do të votoj në 25 prill 2021”/ Gazetari i hap sfidë Bashës

Share

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 duket se do të jenë një tjetër sfidë për kreun demokrat Lulzim Basha.

Prej gati 8 vitesh, PD është në opozitë, ku shumë nga emrat e njohur janë larguar, duke sjellë në një farë mënyre edhe dobësimin e kësaj partie.

Por gjatë këtyre viteve, mbi Bashën janë ngritur një sërë akuzash, duke nisur që nga lobimi rus, kaseta e masakrës në Krushtën e Madhe, e deri tek vila ku banon aktualisht.

Por gazetari Adriatik Doçi i ka hapur një sfidë Lulzim Bashës, duke i parashtruar 20 pyetje publike, duke theksuar se nëse ai arrin tu përgjigjet atëherë do ta votojë në 25 prill 2021.

Statusi i plotë i Adriatik Doçit:

Sfidë për Lulzim Bashën. Nëse u përgjigjet këtyre 20 pyetjeve, do ta votoj në 25 prill 2021.

  1. Kur e ka blerë Lulzim Basha vilën me vlerë të deklaruar 231 mijë euro në Utrecht të Holandës dhe cili është burimi i parave?
  2. Në cilat data fikse i ka nisur Lulzim Basha studimet në Utrecht të Holandës dhe kur i ka mbaruar?
  3. Sa ishte pagesa për studimet dhe cili është burimi i parave?
  4. Si arriti të punësohej Lulzim Basha (kush e propozoi) pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
  5. Në cilët datë fiks filloi punë pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi dhe si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë?
  6. Çfarë pune konkrete ka bërë për gjykatën dhe çfarë detyrash ka kryer për OKB-në?
  7. Në çfarë rrethanash Lulzim Basha punoi bashkë me Argita Berishën dhe kunatin e tij, Erion Isufi për UNMIK? Si u njoh me Argita Berishën?
  8. Pse Lulzim Basha mohon takimin në Kukës me të mbijetuarin e masakrës së Krushës, Melaim Bellanicën, si përfaqësues i Tribunalit të Hagës, kur të gjitha dëshmitë konfirmojnë të kundërtën?
  9. Cili është burimi i pasurisë me vlerë 750 mijë euro të deklaruar në vitin 2005, me vetëm 5 vite përvojë pune në UNMIK me të ardhura të deklaruara 80 mijë euro?
  10. Në ç’rrethana përpiloi kontratën për ndërtimin e Rrugës së Kombit, bazuar në ligjet angleze (sipas KLSH) dhe jo atyre shqiptare?
  11. Pse Lulzim Basha refuzoi thirrjet e prokurorisë për të njohur me dosjen e abuzimit me rrugën Durrës-Kukës duke sabotuar gjykimin me procedurë?
  12. Në ç’rrethana e firmosi në 2009 marrëveshjen detare me Greqinë, e rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese, pasi Shqipëria humbiste rreth 350 km2 det?
  13. A i qëndron sot Lulzim Basha kësaj marrëveshje dhe pse u mbajt e fshehtë?
  14. Kush urdhëroi vrasjet e 21 Janarit 2011, kur ishte ministër i Brendshëm?
  15. Cili është burimi i 650 mijë USD për kontratat e lobimit në SHBA? A janë dhënë paratë nga rusët apo thjeshtë janë përdorur për të mbuluar burimin e tyre?
  16. Pse gënjeu Lulzim Basha se apartamenti i tij ishte dëmtuar nga tërmeti, për të justifikuar zhvendosjen në vilën e një oligarku në mesin e pandemisë?
  17. Pse Lulzim Basha nuk publikon kontratën e qirasë së vilës ku banon aktualisht?
  18. Në çfarë statusi përdor tre vila të tjera?
  19. Kush ia dhuroi Lulzim Bashës makinën me vlerë 130 mijë euro, e cila ka qenë në pronësi të kompanisë Viktoria Invest?
  20. Pse u mbyll protesta kundër projektit të Unazës së Re, pas makinën së dhuruar nga kompania që po ndërton një pjesë të segmentit?/CNA.al.

 


Share

Komente