Nesër nga Kroacia niset kontigjenti i 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it
Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të kontigjentit të 41-të në kuadër të KFOR-it.
Sipas njoftimit, ceremonia do të zhvillohet në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” në Zagreb, në të cilën do të marrin pjesë nënkryetari i Qeverisë së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, transmeton albinfo.ch.
“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.