Nesër protesta pedagogëve, Berisha: Të gjithë të marrin pjesë, bojkotoni mësimin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook”, kryedemokrati thotë se punonjësit e universiteteve duhet të bojkotojnë mësimin, në shenjë proteste.
“Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve! Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave”- shkruan Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta e pedagogëve, reagon Meta: Kërkesat plotësisht të realizueshme
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Pagat të jenë në nivelin e universiteteve private