“Nesër rrezikojmë përmbytje”, drejtori i gatishmërisë emergjente shpjegon situatën

Shpërndaje lajmin

Drejtori i gatishmërisë emergjente, Robert Hysenllari tha në një intervistë për Euronews Albania se pritet mot me reshje të dendura dhe intensive në vijim në vendin tonë.
Ai u shpreh se reshjet më të forta të shiut do jenë në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit. Më pas për nga intensiteti renditen Dibra dhe Lezha.
Sipas Hysenllarit do të ketë një rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm, konkretisht në Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë.
“Parashikohet që mund të shkaktohet përmbytje nga lumi Drin dhe Buna,” – u shpreh Hysenllari.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rikthehen reshjet në Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara
Përkeqësohet moti në vend, Peleshi: Reshje shumë intensive në Kukës e Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *