Nesër Samiti i BE-së, cilat janë gjasat për liberalizimin e vizave për Kosovën?!

0
Shpërndaje lajmin

Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kjo do të shërbente pastaj si një pikënisje për procedurën, e cila do të inicohet në grupet punuese të Këshillit, ku edhe do të merreshin vendimet, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.
Komisioni këtë qëndrim e ka përsëritur edhe në pranverë të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *