September 16, 2021

Nesër seanca për Metën, 94 vota për ta shkarkuar nga detyra

Shpërndaje lajmin

Për herë të parë në historinë e politikës shqiptare, Kuvendi do të votojë të mërkurën e 9 qershorit për shkarkimin e një Presidenti nga detyra.

Mazhorancës socialiste i duhen 94 vota për ta larguar Ilir Metën nga detyra përpara përfundimit të mandatit. Ndërkohë, përpara nisjes së seancës plenare, kryeministri Rama do të kthehet në Tiranë pas vizitës në Hungari dhe Bullgari, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Presidentit Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Në raportin përfundimtar prej 96 faqesh, të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, thuhet se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.

Ndërkohë, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin që do të mblidhet për shkarkimin e tij “antikushtetues”.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani pak ditë më parë Meta theksoi se “Kuvendi është tre herë më antikushtetues”, ndërsa apeloi që “të hetohen krimet zgjedhore”.

“Zoti i faltë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët”, – u shpreh kreu i shtetit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *